Nga dasma në mort! Aksidentohet familja shqiptare, po kthehej në shtëpi pasi martuan vajzën. Vdes në vend 65-vjeçari

614
Sigal

Ka ende gjak në rrugën ku humbi jetën një shtetas shqiptar në Kalabri, ditën e djeshme, shkruajnë mediat italiane.

calabria-grave-incidente-stradale-perde-la-vita-un-padre_2338511

Një 65 vjeçar me origjinë shqiptare humb jetën tragjikisht, teksa gëzimi i dasmës kësaj familje iu kthye në hidhërim.

Burri po kthehej nga dasma e së bijës së tij me gruan dhe vajzën tjetër. Ngjarja ndodhi në Kalabri, saktësisht në autostradën Mesdhetare pranë qytetit Gioia Tauro, shkruajnë mediat italiane.

Nga informacioni i parë duket se në aksident janë përfshirë dy makina: një Fiat Punto dhe një Golf. Familja po udhëtonte në njërën nga dy makinat, ndërsa një djalë po udhëtonte në makinën tjetër.

Për shkak të përplasjes së fortë mes dy automjeteve, njëra prej veturave doli nga rruga.

Për fat të keq, ishte babai i nuses që nga frakturat e rënda që mori, humbi jetën në ved.

Emri i tij nuk dihet ende. Nusja dhe vajza kanë shpëtuar me lëndime të lehta, po ashtu edhe shoferi në mjetin tjetër.