Nga Biden te Blinken, del lista e zyrtarëve amerikanë të sanksionuar nga Rusia

153
Sigal

Rusia ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe individëve të lidhur me ta, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë të martën, shkruan CNN.

“Në përgjigje të një sërë sanksionesh të paprecedentë që ndalojnë, ndër të tjera, hyrjen në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e lartë të Federatës Ruse, nga 15 marsi i këtij viti, ‘lista e ndalimit’ ruse përfshin në bazë të reciprocitetit Presidentin J. Biden, Sekretarin e Shtetit A. Blinken, Sekretarin e Mbrojtjes L. Austin dhe Kryetarin e Shefave të Përbashkët të Shtabit M. Milley, si dhe një numër shefash departamentesh dhe figura të shquara të SHBA-së”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vazhdoi duke shpjeguar se ky hap hakmarrjeje ishte “një pasojë e pashmangshme e kursit jashtëzakonisht rusofob të marrë nga administrata aktuale e SHBA-së”.

Lista e zyrtarëve të sanksionuar nga Rusia:

Presidenti i SHBA Joe Biden
Sekretari i Shtetit Antony Blinken
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin
Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit Gjeneral Mark Milley
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jacob Sullivan
Drejtori i CIA-s, William Burns
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki
Daleep Singh, zëvendës këshilltar i Bidenit për sigurinë kombëtare për ekonominë ndërkombëtare
Administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power
Djali i Presidentit Biden, Hunter Biden
Ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton
Zëvendës Sekretari i Thesarit Wally Adeyemo
Reta Jo Lewis, presidente dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Bankës së Eksport-Importit