Nëna gjen të pajetë në shtëpinë e tij oficerin e policisë në Greqi, dyshimet e para

210
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Paramythia të Greqisë, ku një efektiv policie u gjet i pajetë. Ka qenë nëna e tij ajo ka gjetur të birin të mbuluar në gjak, ndërsa më pas ka njoftuar policinë.

Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari, i cili shërbente në Drejtorinë e Policisë së Thesprotisë dhe konkretisht në Departamentin e Rojës Kufitare të Filiateve, ka dyshime se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Deri më tani nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar policin drejt aktit ekstrem, ndërsa kolegët e tij po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.