“Ne do shkojmë në parajsë ndërsa ata…”/ Gazetarja ruse: Lufta do përfundojë me një sulm bërthamor

122
Sigal

Teksa Vladimir Putin kërcënoi sërish hapur botën ditën e djeshme, me përdorimin e armëve bërthamore në rast se ndërhynin në luftën e Ukrainës, këto zëra janë përforcuar dhe nga mediat në Moskë.

Margarita Simonyan, redaktore dhe përgjegjëse transmetimi në televizionin shtetëror “RT” deklaroi se “një luftë e tretë botërore bërthamore” është skenar më i mundshëm, se sa humbja e Rusisë në Ukrainë.

Duke folur qetësisht, ajo tha se duke njohur popullin rus, dhe liderin e tij, përdorimi i këtyre armëve është i mundshëm, ndërsa shtoi me një buzëqeshje se “një ditë të gjithë do vdesim”.

“Rezultati më i pabesueshëm, që e gjithë kjo do të përfundojë me një sulm bërthamor, më duket më i mundshëm sesa rrjedha tjetër e ngjarjeve.

“Kjo është tmerri im nga njëra anë, por nga ana tjetër, është ajo që është. Ne do të shkojmë në parajsë, ndërsa ata thjesht do të “shpërbëhen”. Të gjithë do të vdesim një ditë.”- deklaroi Simonyan.