Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

106
Sigal

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka ndërrruar jetë në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele të Milanos.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Mëngjesin e sotëm, vëllai i tij Paolo bashkë me fëmijët, kanë shkuar në spital, ku ndodhej edhe partnerja e tij, Marta Fascina.