Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës, opozita godet me vezë Mustafën

429
Kryeministri, Isa Mustafa ka filluar raportimin e tij në Kuvend të Kosovës lidhur me marrëveshjet e fundit në Bruksel, por seanca është ndërprerë për dhjetë minuta pasi opozita ka filluar ta gjuajë me vezë Kryeministrin.
Situata ka filluar të tensionet dhe për këtë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kërkoi dhjetë minuta pushim.
Veseli e quajti këtë akt të opozitës të padinjitetshëm dhe jo në të mirë të qytetarëve.
Opozita nisi të gjuajë me vezë Mustafën në kohën kur tha se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Sigal