Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare themeluesi i ‘Playboy’

617
Hugh Hefner, themeluesi i revistës ndërkombëtare për të rritur “Playboy” është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Përfaqësia e “Playboy” tregon se Hefner ka dhënë frymën e fundit paqësisht në shtëpi, nga shkaqe natyrale.
Hefner filloi të botojë “Playboy” në kuzhinën e shtëpisë së tij në 1953-shin. U bë revista më e shitur për burra në botë, me 7 milion kopje të shitura në një muaj gjatë kulmit të saj. Cooper Hefner, djali i tij, tha se ‘do t’i mungojë shumë njerëzve’. Ai nuk harroi të përmendte kontributin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin e babait të tij si një pionier i medias dhe kulturës, duke e quajtur atë avokat të fjalës së lirë, të drejtave civile dhe lirisë seksuale.
Revista e Hefner-it ndihmoi që lakuriqësia të respektohej në botime të mëdha, pavarësisht se do të dilte në një kohë kur shtetet amerikane ndalonin ligjërisht kontraceptivët. Po ajo e bëri Hugh një multi-miliarder, duke krijuar një perandori biznesi që përfshinte kazino dhe klube nate.
Moguli i veshur me pizhama mëndafshi u bë i famshëm për hedonizmin e tij (kënaqësitë vetjake), lidhej dhe martohej me modelet seksi të Playboy dhe organizonte festa të çmendura dhe luksoze në vilat e tij luksoze në Çikago dhe Los Anxhelos. Ai pretendonte se kishte fjetur me më shumë se 1000 gra dhe përdorte Viagra për të luftuar impotencën dhe për të mbajtur epshin gjallë.
Sigal