Videot e publikuara nga Kremlini tregojnë Putinin të ulur në një distancë të konsiderueshme edhe nga ministrat e tij, ndërsa diskuton për krizën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Siç bëjnë të ditur mediat e rëndësishme botërore, që nga gjermanja ‘FAZ’ apo edhe mediat italiane, bëhet e ditur se presidenti rus ka një paranojë mos i ngjisin një variant të rrezikshëm të Covid 19.
Dje Putin takoi Sergei Lavrov po në një tavolinë të tillë. Gazetarja e Correre della Sera-s nga Moska, Monica Ricci Sargentini, thotë se Presidenti rus, përdori të njëtën tavolinë edhe për Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Dy anëtarët e qeverisë janë mbajtur në një distancë të sigurt, të ulur në skajet e një tavoline shumë të gjatë – me sa duket edhe më e gjatë se ajo e përdorur për të pritur presidentin francez Emmanuel Macron. Për të cilin, këshilltarët e tij thanë se kreu i Elysee nuk kishte dashur t’i nënshtrohej testit PCR të kryer nga mjekët rusë, i cili do ta lejonte të shtrëngonte duart me liderin rus. Por ky motiv duket se nuk vlen për Lavrov dhe Shoihu.
Pra, çfarë e shtyn Putinin të jetë kaq i kujdesshëm?
Është një pyetje që shumëkush ia bën vetes në këto orë. Mes tyre është veterani i CNN, Frederik Pleitgen, i cili bën shaka: “Putini ka gjetur një tryezë edhe më të gjatë për të biseduar me ministrin e tij të jashtëm”. “Prisni sa e gjatë do o të jetë ajo me kancelarin gjerman Scholz”, ishte batuta e tij.
Ndërsa korrespondenti i ‘Guardian’ Shaun Walker komentoi në Twitter: “Fotografitë e publikuara nga Kremlini shtojnë dyshimet se Putini është kthyer në një lider i izoluar, i gatshëm për të marrë vendime të pakuptimta”.
Vetëm 4 ditë më parë, Putin takoi presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, duke e pritur në një tavolinë shumë më të vogël dhe duke i shtrënguar dorën.
Ndërkaq, ka disa burime që hedhin hipotezat se Putin është i infektuar me Covid, por cilado qoftë e vërteta, bota habitet pasi Ukraina është në prag të luftës.




















