Ministria britanike ngre alarmin: Rusët shumë pranë Kievit, gjetën rrugë të re, do përplasen me ushtarakët ukrainas

167
Sigal

Pjesa më e madhe e forcave ruse që përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës Kiev janë më shumë se 50 km nga qendra e qytetit, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Duke ndarë në Twitter “Inteligjencën e Mbrojtjes” më të fundit, ajo shton se automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë të re përparimi drejt kryeqytetit, pasi nuk kanë qenë të suksesshme në kapjen e Chernihiv, një qytet në veri të Ukrainës.

Ai gjithashtu thotë se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë raportet e “përplasjeve sporadike” midis trupave ruse dhe ukrainasve në periferitë veriore të kryeqytetit.