Ministri ukrainas i alarmuar: Rusët mund të na sulmojnë fuqishëm gjatë natës së Vitit të Ri!

105
Sigal

Situata e energjisë në të gjithë Ukrainën mbetet e vështirë për shkak të rrezikut të vazhdueshëm të bombardimeve ruse, ka thënë të martën ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko, duke paralajmëruar se nata e Vitit të Ri mund të ketë “dëm maksimal në sistemin energjetik”, raporton CNN-i.

Në një intervistë për televizionin publik ukrainas, Halushchenko ka thënë se Ukraina po përpiqet të përdorë kohën midis sulmeve ruse për të reduktuar deficitin e energjisë, duke rritur prodhimin e energjisë elektrike dhe kapacitetin për shpërndarje të saj.

Sipas tij, gjatë periudhës së pushimeve, rreziku i granatimeve mund të jetë më i lartë.

“Ka një ndjenjë që rusët nuk kanë refuzuar të vazhdojnë të bombardojnë sistemin tonë energjetik. Ata janë të lidhur me data të caktuara. Mendoj se Viti i Ri është një nga datat e tilla kur ata do të përpiqen të shkaktojnë dëme maksimale në sistemin energjetik. Situata është e tillë që është padyshim e vështirë të planifikohet diçka, sepse ne nuk e dimë vëllimin e granatimeve të mundshme në të ardhmen dhe sasinë e dëmit që do të shkaktojë në sistemin elektroenergjetik”, ka thënë ai.