Ministri rumun i Shëndetësisë jep dorëheqjen mes krizës së COVID-19

307
Sigal

Ministri rumun i Shëndetësisë, Victor Costache, akuzuar për menaxhim jo të mire të krizës nga koronavirusi dha sot dorëheqjen, ndërkohë që epidemia po progreson në vend dhe po prek një numër të konsiderueshëm të personelit shëndetësor.

“Costache paraqiti dorëheqjen duke përmendur arsye personale dhe profesionale”, deklaroi kryeministri, Ludovic Orban.

Sipas medias, ky i fundit i kishte kërkuar largimin ministrit të tij, ndërkohë që shumë mjekë dhe infermierë lëshuan alarmin këtë ditët e fundit duke kritikuar mungesën e materialeve mbrojtëse për këta punonjës të vijës së parë.

Në vend të Costache, kryeministri rumun emëroi si ministër të ri të Shëndetësisë, Nelu Tataru, sipas agjencisë rumune të lajmeve, Agerpres.
Me pesë vdekje nga koronavirusi i ri dhe 83 pjesëtarë të personelit mjekësor të testuar pozitiv, një spital i madh në Rumaninë verilindore është kthyer në epiqendrën e epidemisë në vend, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga 13 vdekje të raportuara deri më tani në Rumani, tre u shtuan të martën nga spitali i departamentit të Suceava-s (në verilindje), përveç dy të tjerave që ndodhën në të njëjtin institucion këtë fundjavë.

Për më tepër, 34 nga 233 mjekët e saj dolën pozitivë me COVID-19, si edhe 49 infermierë. Shumica e stafit u vu në karantinë dhe spitali u mbyll për 48 orë me qëllim dezinfektimin e tij.