Milano, i pandehuri masakër në gjyq, vret 3 vetë…edhe gjyqtarin

433
Tre të vrarë dhe një i plagosur, ky është bilanci i një sulmi me armë në Pallatin e Drejtësisë në Milano. Sipas mediave italiane janë dëgjuar katër ose pesë të shtëna armësh. 
Të shtënat janë dëgjuar nga persona të shumtë të pranishëm në korridoret e ndërtesës. Personi që ka hapur zjarr Claudio Giardiello, sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, ndodhej në ambjentet e gjykatës. Ai është një shtetas italian i akuzuar për krime ekonomike. 
Sipas rrëfimeve të avokatëve të pranishëm në sallën e gjyqit, personi në fjalë ka hapur zjarr pasi avokati i tij mbrojtës ka hequr dorë nga mandati. 
Ai ka qëlluar fillimisht një dëshmitar dhe më pas dy persona të ulur në stolat në dispozicion të publikut. Sipas “Corriere della Sera”, më pas autori është larguar me shpejtësi. 
Ndërkohë, personat që ndodheshin brenda në ndërtesë janë evakuuar nga policia dhe aktualisht disa dhjetëra prej tyre ndodhen përreth gjykatës, në pritje për t’u rikthyer në vendet e punës. 
Ora 12:32 Angelino Alfano konfirmon arrestimin e agresosrit. Ne Twitter ai ka shkruar: “Kapet në Vimercate vrasësi i pretenduar ne Gjykaten e Milanos. Tani është në stacionin policor”. 
Sigal

Ora 12:25 Arrestohet vrasësi Claudio Giardiello

Karabinierët italianë kanë arrestuar pas më shumë se 1 orë e 30 minuta vrasësin Claudio Giardiello. Vrasësi është arrestuar në Vimercate në Brianza, pranë Milanos, pas një ikje të guximshme nga Pallati i Drejtesise dhe ku policia u vu në ndjekje te tij. Claudio Giardiello, raportohet se është 57­ vjeç dhe është banor i Brugherio. 

​Ora 12:15 Shkon në tre numri i viktimave. 

Ora 11:50 Një nga viktimat gjyqati Fernando Ciamp

Mediat italiane shkruajnë se një nga viktimat është gjyqtari Fernando Ciamp. Ai është vrarë në zyrën e tij në katin e dytë të ndërtesës së gjykatës. Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht lajmi.
Ora 11:40 “Kam dëgjuar të shtëna dhe pashe një burrë me një këmbë të përgjakur, u frikësova dhe vrapova”,­ tha një dëshmitar, i cili ishte në Pallatin e Drejtësisë në Milano kur ndodhën të shtënat.