Mijëra euro, marijuanë e kokainë! Shqiptari e kishte kthyer apartamentin në laborator droge: Ja si u kap nga policia

179
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge. Ai ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh dhe u ndalua para një dyqani tulipanësh në Via Carducci. Trafikanti jetonte në zonën ku u ndalua.

Sipas mediave italiane ai kishte krijuar një sistem komunikimi me trafikantët e drogës. Ata e telefononin atë sapo arrinin para dyqanit të tulipanëve dhe ai zbriste nga banesa e tij për t’iu dhënë sasinë e drogës. Apartamenti i tij ishte kthyer në një “dyqan” droge.

Agjentët e policisë të vendosur në disa pika të ndryshme e vëzhguan shqiptarin duke çmontuar skemën e tij.

Pas hetimeve dhe zbulimit të saktë të adresës së tij ata u vunë në lëvizje për ta prangosur. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash.