Merkel: Shpresë dhe stimul ekonomik për rajonin, azil vetëm sirianëve dhe kudo ku ka luftë

380
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në konferencën përmbyllëse të Samitin e Ballkanit Perëndimor mbajtur në Vjenë deklaroi se BE do të sjellë më shumë shpresë për rajonin dhe do t’i japë stimul ekonomik këtyre vendeve.
Merkel tha se, samiti ka shënuar disa hapa të prekshme për rajonin dhe mëri me dije se samitet e ardhshme për Ballkanin Perëndimor do të mbahen në Francë dhe Itali.
Kancelarja gjermane tha se gjatë samitit në Vjenë u diskutuan problem të vendeve të Ballkanit që kërkojnë zgjidhje. Ajo tha gjithashtu se çështje ka qenë edhe azilkërkuesit.
“Do të sjellim më shumë shpresë për rajonin. Franca dhe Italia do të mirëpresin samitet gjatë dy viteve të ardhshme. Folëm dhe për çështjen e migrimit. Sot ka më shumë se kurrë refugjatë, më shumë që prej Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Merkel.
Kancelarja gjermane theksoi se, “duhet tu japim një stimul ekonomik këtyre vendeve” dhe nga ana tjetër shtoi se, “duhet t’u themi njerëzve që vijnë nga këto vende se nuk kanë shanse që të fitojnë azil, sepse azil do të marrin qytetarët që vijnë nga vendet e luftës”. 
Sigal

Vuçiç: Nuk e shohim BE si një bankomat, kërkojmë mbështetje politike

Vende nga Ballkani që aspirojnë të jenë kandidate për në Bashkimin Europian, apo presin celjen e negociatave për anëtarësim në BE (si Shqiperia), duhen ndihmuar në prizmin ekonomik, por jo në cështjen e azilit. Azil politik për njerëz që vijnë nga këto shtete nuk do të ketë. Azil do të përfitojnë vetëm persona që vijnë nga Siria a vende të ngjashme ku lufta po u merr jetën. Ky ishte mesazhi në mbyllje të Samitit të Vjenës, fjalë që u shprehën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Jemi të tronditur se rreth 50 persona humbën jetën në një situatë ku kriminelët që i morën përsipër nuk u kujdesen për këta emigrantë. Aty ku menduan se do ishin të sigurt, ata vdiqën. Ka nevojë për ta zgjidhur këtë problem, problemin e migrimit me anë të frymës dhe solidaritetit. Fatmirësisht në Europë nuk kemi luftë prej Luftës së Dytë Botërore, por e kemi detyrim historik për të mbështetur njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe strehë, sidomos ata nga zonat e luftës dhe krizës. Të gjithë e dinë si është situata në Siri dhe është në dorën e Europës të ndërhyjë. Pra ta zgjidhim cështjen e migrimit me frymën e solidaritetit.

Vendet anëtare të BE janë të gatshme ta bëjnë këtë dhe do e diskutojë me urgjencë. Kemi folur për vende të Ballkanit Perëndimor duke pasur parasysh dhe sfidat që kanë. Ne si BE duhet t’ua lehtësojmë këtë barrë, dhe njerëzit që kërkojnë azil, dhe vendet që janë kandidate apo do të nisin negociatat, mund të shikojnë të drejtat e tyre të njeriut, duhet t’u japim një stimul ekonomik këtyre vendeve. Fatkeqësisht duhet t’u themi këtyre këtyre njerëzve që vijnë nga këto vende nuk kanë shanc të marrin azil se azilin do e fitojnë vetëm ata që vijnë nga vendet e luftës”, tha Merkel.

VUÇIÇ: BALLKANI PERËNDIMOR I PËRKET EVROPËS, KËRKOJMË MBËSHTETJE E BASHKEPUNIM

Në mbyllje të samitit të Vjenës, kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç është shprehur edhe njëherë për rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Vuçiç theksoi sërish se vendet tona nuk duan vetëm mbështetje monetare, por kërkojnë mbështetje politike dhe përkrahje.

“Është e rëndësishme të dëgjosh shqiptarët e serbët t’i drejtohen Europës për ta bindur për të përpjekjet e tyre në rrugën e integrimit. Ne shprehim ngushëllime për 50 viktimat që janë gjetur sot në një kamion në Austri.

Duke besuar se puna e përbashkët është e vetmja alternativë, them se është më rëndësi që të fokusohemi në procesin për të ndryshuar veten tonë.

Jemi të gatshëm të marrim barrën tonë për çështjen e emigrantëve në mënyrë serioze. Nuk e shohim BE si një bankomat por si një organizëm që ka shumë institucione që punojnë shumë dhe ndajnë vlera të rëndësishme. Ne nuk kërkojmë vetëm mbështetje monetare, por mbështetje politike. Ne do punojmë shumë më tepër. Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE. Edhe pse vijmë nga kombe të ndryshme, ndajmë pak a shumë të njëjtat vlera”, tha Vuçiç.