Merkel: Nuk mund të pres një refugjat në shtëpinë time

458
Më në fund kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur pa dorashka duke shprehur atë që të gjithë mendonin: ajo nuk është aq dashamirëse sa duket ndaj çështjes së refugjatëve. Merkel ka thënë në një intervistë për gjermanen BILD se nuk është e gatshme që të presë refugjatë në shtëpinë e saj. Pasi i hapi dyert e Bashkimit Europian qindra mijëra emigrantëve, kancelarja tha hapur se nuk është e gatshme që të presë refugjatë në shtëpinë e saj. “
Me gjtihë respektin për atë që bëjnë, është një gjë që për momentin nuk mund ta imagjinoj”, tha Merkel, e cila gjithsesi u shpreh e vendosur për pritjen e emigrantëve, megjithëse kjo gjë mund të kompromentojë marrëdhëniet me anëtarët e partisë së saj. Kohët e fundit ka pasur shumë pakënaqësira në Bashkimin Kristian­Demokrate për shkak të vendimeve solidare të Merkel. Politika e mikpritjes ndaj emigrantëve po i kushton shumë kancelares gjermane. Popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm dhe marrëdhëniet brenda partisë janë shumë të ftohta.
Gjithashtu presidenti i landit të Bavarisë Seehofer i ka dalë disa herë hapur kundër. Vendimi i Merkel për të pritur emigrantët u mbështet nga 39 përqind e gjermanëve ndërsa u kundërshtua nga 48 përqind e tyre. Ajo po vepron kundër dëshirës së popullit, gjë që mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet e ardhshme, por ndoshta edhe më herët. E vetëdijshme për sondazhet dhe mbështetjen në rënie, Merkel deklaroi se kostot për mikpritjen e refugjatëve nuk do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve gjermanë. “Për fat kemi qenë të kujdesshëm financiarisht dhe për shumë vite ekonomia jonë ka qenë e fortë. Nuk do të fusim taksa të reja për të përballuar shpenzimet. Gjermanët nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për pritjen e refugjatëve”, u shpreh Merkel në intervistën e dhënë për BILD.
Sigal