Merkel nuk ia del, dështon formimi i koalicionit qeverisës në Gjermani

570
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dështuar ta formojë koalicionin qeverisës të partisë së saj CDU, me Partinë e të Gjelbërve dhe me partinë probiznesore, Demokratët e Lirë (FDP).
Kështu, duket se është aktualizuar mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Christian Lindner, shef i FDP-së tha mbrëmë vonë se negocatat kanë dshtuar për shkak të mosbesimit ndërmjet palëve në negociata.
“Më mire është që të mos qeveriset, se sa të qeveriset keq”, tha Lindner.
Merkel ka shprehur keqardhje për vendiminim e FDP-së që të tërhiqet nga bisedat për formimin e koalicionit.
“Ne besuam se ishin në rrugë të mirë, ku do të ishte e mundshme arrritja e një marrëveshjeje”, u tha Merkel gazetarëve në Berlin, dhe ka shtuar se sot më vonë gjatë ditës do të takohet me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, për ta njoftuar atë me situatën e krijuar, njofton Rel.
Sigal