Menaxhonin trafikun e kokainës, arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali. Droga në makinë ishte fshehur në një vend të posaçëm. Si u zbulua

163
Sigal

Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 32 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e menaxhimit të një rrjeti të trafikut të kokainës në Brianza.

Operacioni për arrestimin e dy shqiptarëve u bë nga policia e Monzas dhe Sienas, ku u sekuestruan edhe 6.5 kilogramë kokainë.

Gjatë kontrollit në automjet, karabinierët zbuluan një vend sekret, nën marshin e makinës që ishte përshtatur për të fshehur drogën.

Vendi mund ta hapej vetëm me një mekanizëm të posaçëm elektronik. Policia gjeti në makinë 3.5 kg kokainë, ndërsa nga kontrolli në banesë u gjetën edhe 3 kg të tjerë si dhe 70 mijë euro, që dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.