Meksikë, shkëmbim zjarri në një autostradë, 10 të vdekur

221

Dhjetë persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri të ndodhur në Shtetin e Guerrero mes dy grupeve rivale ende të paidentifikuara.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në një autostradë në qytetin e Paraiso de Tepila. Policia ka shkuar në vendngjarje pas një telefonate dhe ka gjetur dy furgonë me 10 trupa të vdekur dhe plot me plumba.

Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu pistoleta dhe pushkë. Banorët kanë thënë që dy persona të plagosur janë larguar nga zona, me shumë mundësi në kërkim të ndihmës së shpejtë.

Policia ka shpërndarë fotografitë që tregojnë trupat e shtrirë në rrugë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj tragjedie.