Mediat austriake: Një xhihadist ishte ‘truri’ i grabitjes në Rinas

628
Sigal

Jo vetëm në Shqipëri po raportohet vazhdimisht mbi arrestimet e personave të implikuar në grabitjen e Rinasit. Ja çfarë shkruan portali i njohur austriak

‘Austria’

Pesë persona sulmuan një avion të Austrian Airlines në Shqipëri: njëri ka vdekur, një tjetër është arrestuar dhe tre janë në arrati. Grabitja spektakolare e Airbus A320 me numër fluturimi OS848, pak përpara nisjes për në Vjenë, u regjistrua në fillim të prillit. Në bordin e avionit ishin 134 pasagjerë dhe ekuipazhi. Pasagjerët kishin hipur dhe avioni po ngarkohej akoma, kur brenda pak minutash, një grup mesa duket i mirëinformuar, me një furgon të bardhë, u fut në pistë dhe mori 10 milionë euro para të gatshme (shumë e destinuar për bankat e Vjenës).

Ish-imami u arrestua në Afganistan

Gjatë arratisjes, një nga autorët kryesorë, Admir Murataj, 46 vjeç, u godit nga një plumb i policisë ose u qëllua nga njerëzit e tij, për ta hedhur më pas në rrugë. Tre bashkëpunëtorët, që kanë punuar në aeroport dhe mesa duket kishin informacione të brendshme, u zbërthyen dhe më pas u arrestuan.

Siç mëson portali Austria nga burime shqiptare, një nga autorët kryesorë është arrestuar: bëhet fjalë për një imam nga Kruja. Dy vëllezërit e tij u morën në pyetje, por ata nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë autori i dyshuar dhe xhihadisti Oltjan ‘Olti’ Hasan V është i njohur për autoritetet lokale. Sipas gazetarit Vincent Triest, ai ishte arrestuar në Afganistan nga ushtria amerikane. 38-vjeçari bëri një vit burg për përfshirje në krimet talibane.

Kur u kthye, ai dha një intervistë për një gazetar shqiptar duke shpjeguar se si i ‘mbijetoi’ burgut afgan. Sot, të mërkurën, një gjykatë do të vendosë nëse do i lërë në paraburgim. Priten arrestime të tjera.