Më shpejtë se Anglia / Ky është shteti i parë në botë që nisi vaksinimin anti-covid-19

265
Doctor show COVID 19 vaccine for prevention and treatment new corona virus infection(COVID-19,novel coronavirus disease 2019 or nCoV 2019
Sigal

Rusia ka nisur të injektojë dozat e para të Sputnik te popullsia e gjerë, duke ia kaluar edhe Britanisë të cilën e ndan vetëm pak ditë nga fushata e vaksinimit.

Mësuesit ishin ata që morën të parët vaksinën e prodhuar në vend, si pjesë e një programi vullnetar imunizimi kundër koronavirusit.

“E bëra vaksinën për sigurinë time dhe të njerëzve të afërt. Fillimisht, nuk besoja te koronavirusi, derisa një i afërmi im u infektua. Kështu vendosa të jem e para në familjen time që vaksinohem”, u shpreh Zulfiya Sosnovskaya, mësuese.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi që të niste pa humbur kohë vaksinimi i mësuesve, stafit shëndetësor dhe punonjësve social nga mosha 18 deri në 60 vjeç.

Putin tha se Rusia do të prodhojë 2 milionë doza të vaksinës gjatë ditëve në vazhdim e një shërbim online u prezantua të premten për të prenotuar takime për vaksinim. 100 mjekët e një spitali në Domodedovo, qytezë në rajonin e Moskës i kanë marrë tashmë 2 dozat e vaksinës.

‘Kemi vaksinuar disa persona që janë mbi 60 vjeç, e nuk ka pasur efekte anësore apo komplikacione. Vaksina funksionon dhe është tejet efikase. Kemi testuar disa njerëz për antitrupa pas vaksinimit, dhe rezultatet janë shumë të mira”, tha Andrei Osipov, shefi i spitalit të Domodedovos. “Çdo javë ne marrim pako të vaksinës për punëtorët mjekësor , stafin e shërbimit social, si dhe banorët e zakonshëm.  Sot ne nisën fazën e radhës së vaksinimit, me punëtorët e edukimit.”

Mësuesit në Rusi kanë marrë vaskinën e Covid-19 këtë Javë, ndërkohë që vendi lajmëroi nisjen e programit vullnetar të vaksinimit në masë kundër koronavirusit. Presidenti Vladimir Putin, urdhëroi vaksinimin e mësuesve, stafit mjekësor dhe punëtorët social në të gjithë Rusinë.  Shefi mjekësor tek spitali, Andrei Osipov, tha se nuk ka patur deri më tani ndërlikime apo efekte anësore.

Sputnik 5, një prej dy vaksinave që është aprovuar për përdorim masiv në Rusi, ende pa përfunduar faza e tretë e eksperimenteve, përbëhet nga dy doza. Muajin e kaluar, Moska tha se Sputnik kishte një efektshmëri prej 92 për qind dhe nuk shkaktonte efekte anësore.