Me kokainë në xhep dhe makinë, arrestohet shqiptari në Itali

188
Sigal

Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u ndalua me kokainë në automjetin e tij.

Burri 57-vjeçar me banim në Terni është një person i njohur për policinë.

Ai kishte fshehur gjysmë grami kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.

Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit në banesën e tij.

Ai do të qëndrojë në arrest shtëpiak deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.