“Zgjedhjet e 25 prillit si në Sicilinë e viteve ’80”, Balliu: Këtu nuk ka ndodhur një fitore, por një vjedhje. KAS dhe institucionet fshehin krimet

185
Sigal

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme deklaroi se gjasat që PS të fitojë zgjedhjet e 2023 janë shumë të pakta.

Balliu theksoi se më 25 prill nuk ka ndodhur një fitore, por një vjedhje. Ai shtoi se institucionet në vend po fshehin krimin zgjedhor, përfshirë edhe KAS-in.

“Gjasat që PS të fitojë zgjedhjet më 2023 janë shumë të pakta. Ky nuk është suksesi i zgjedhjeve, por është suksesi i një vjedhjeje. Nuk është problemi se jam i PD-së, por fakt konkret është se disa persona në disa njësi kanë votuar më shumë se një herë. Nëse do kishte ndodhur problemi vetëm në një njësi, do mirëkuptoja, por kemi parë se ka ndodhur në Durrës, në Gjirokastër, Berat etj. Ky ishte sistem i ngritur, që shumë persona në mbarë Shqipërinë të votojnë më shumë se njëherë. Në Berat është votuar nga disa persona shumë e shumë herë. Këto janë metoda të vjedhjes dhe jo fitores. Kemi rast skandaloz edhe në botë po ta marrësh që 5 për qind e votave janë të pavlefshme. Institucionet fshehin krimin, përfshirë edhe KAS. Ne kemi qeveri të mbuluar nga bandat kriminale. Duhet të depolitizohet administrata”, tha Balliu.

Klevis Balliu nënvizon se zgjedhjet në vend janë bërë si në Siçilinë e viteve 1980.

“Këtu nëse je në administratë nuk ndëshkohesh. Rama votoi me një kapele me numrin 12 dhe vota e kryeministrit duhet të ishte e pavlefshme. Kemi dokumentim, të individëve që janë kapur me para në dorë. Janë bërë zgjedhje si në Siçilinë e viteve 80-të. Jam dakord që ne duhet ta parandalonim zgjedhjen, por këta vodhën. Këtu edhe institucionet nuk duan prova, që të mos vërtetohet krimi.

Kjo ka qenë një opozitë e sakrificave. Edhe djegia e mandateve ishte pjesë e sakrificës për demokracinë. Opozita është në anën e drejtë. Në zgjedhje humbi e drejta dhe shpresa. Qeveria premtoi legalizime falas e sot shprehen se do prishim në bregdet. Këta thonë kështu, por e kemi parë si e kanë bërë Durrësin”, deklaroi Balliu.