Mbytja e nëndetëses Titan, OceanGate pezullon aktivitetet eksploruese

105
Sigal

Janë pezulluar të gjitha aktivitetet eksploruese pas fundosjes së nëndetëses Titan, që rezultoi në humbjen e jetës së pesë personave në fund të Atlantikut, duke përfshirë edhe CEO të kompanisë, njoftoi OceanGate.

“OceanGate ka pezulluar të gjitha aktivitetet eksploruese dhe tregtare,” thotë kompania në krye të faqes së saj zyrtare të internetit.
OceanGate, një kompani private, u themelua në vitin 2009 nga Stockton Rush dhe Guillermo Söhnlein. Duke përdorur zhytëse tregtare me qira, kompania ka shpenzuar pjesën më të madhe të 13 viteve të fundit duke çuar klientët në vende të ndryshme, duke përfshirë vizita në rrënojat e anijeve të Andrea Doria dhe Titanikut.

OceanGate mori një rëndësi globale pak javë më parë kur një nga anijet e saj zhytëse u zhduk. Roja Bregdetare e SHBA-së më vonë do të konfirmonte se nëndetsja Titan pësoi një “shpërthim katastrofik” dhe të gjithë ata që ishin në bord, humbën jetën. Viktimat ishin, aventurieri britanik Hamish Harding, 58 vjeç; eksploruesi francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç; dhe biznesmeni pakistanez britanik Shahzada Dawood, 48 vjeç, dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman.