Mbretëria e Bashkuar sanksionon dy oligarkët rusë, pasuri me vlerë miliona paund

246
Sigal

Sponsori i klubit të Evertonit, Alisher Usmanov dhe politikani rus, Igor Shuvalov, janë shtuar në listën e oligarkëve të sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Usmanov i lindur në Uzbekistan është bashkërponar i operatorit të dytë më të madh të telefonisë celulare në Rusi, MegaFon.

Usmanov zotëron rezidencën Beechwood House në Highgate, e cila vlen rreth 48 milionë paundë.

Ndërsa Shuvalov, ka qenë në bordin drejtues të kompanisë së sanksionuar ruse, VEB që prej 2018.

Shuvalov zotëron dy apartamente luksoze në qendër të londrës me vlerë rreth 11 milionë paundë.