Mbi 60 persona ende të zhdukur pas shpërthimit në Bejrut

266
Sigal

Më shumë se 60 njerëz janë ende të zhdukur nga shpërthimi i nitrat amonit në portin e Bejrutit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

“Numri i të vdēkurve është 154, nga të cilët 25 nuk janë identifikuar ende”, njoftoi ministria, duke shtuar se 60 persona të zhdukur janë ende në kërkim.

Ministria tha se shpërthimi, plāgosi më shumë se 5000 njerëz, ku 120 prej të cilëve janë akoma në gjendje kritike.

Ndërkohë pritet një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë për të rritur ndihmën urgjente humanitare.

Presidenti libanez ka hedhur dyshime se mund të jetë edhe një sulm me raketë ose bombë.