Mashtroi se është infektuar me Covid / I shkakton kompanisë 100 mijë $ dëm

238
Sigal

Një 35-vjeçar nga Atlanta u shpall fajtor pasi mashtroi punëdhënësin e tij duke i thënë se ishte infektuar me Covid-19.

Santwon Antonio Davis njoftoi pronarin e tij në muajin maj se kishte koronavirus. Menjëherë pas kësaj kompania ku ai punonte u mbyll dhe punonjësit u paguan pa shkuar në punë.

Kjo i kushtoi korporatës më shumë se 100 000 dollarë dhe detyroi punonjësit e tjerë dhe familjet e tyre të karantinoheshin.

“I pandehuri i shkaktoi humbje të panevojshme ekonomike punëdhënësit të tij dhe shumë shqetësime për bashkëpunëtorët e tij dhe familjet e tyre”, tha avokati i kompanisë.

Autoritetet zbuluan gjatë hetimeve, se kjo nuk ishte hera e parë që Davis mashtronte.

Ai po ashtu kishte paraqitur dokumente false për të përfituar para nga kompania për vdekjen e të birit, edhe pse nuk kishte fare fëmijë.

Rasti i tij po hetohet nga Byroja Federale e Hetimit, ndërsa dënimi nuk është përcaktuar ende.