Azili përfshihet nga flaka / Humbin jetën 11 të moshuar

237
Sigal

Të paktën 11 të moshuar kanë humbur jetën në një azil në Rusi.

Institucioni ku ata qëndronin u përfshi nga flakët, në Isbuldino, në Republikën Bashkirit të Rusisë.

Shtëpia për të moshuarit është një ndërtesë një katëshe në të cilën po qëndronin gjithsej 16 persona, kurse tre persona të plagosur u dërguan në spital.

Një hetim ka nisur për të sqaruar rrethanat e rënies së zjarrit.

Mediat lokale raportojnë se ndërtesa e banimit nuk kishte licensë për të ofruar shërbime për të moshuarit.