Masakroi me thikë moldaven në kopshtin e shtëpisë, gjykata jep dënimin më të rëndë për shqiptarin

130
Sigal

Gjykata e Apelit të L’Aquila-s konfirmoi sot dënimin me burgim të përjetshëm për Roland Bushin, muratorin shqiptar 30-vjeçar i akuzuar për vrasjen e Aliona Oleinic, moldaves 33-vjeçare.

Ai e goditi 11 herë me thikë në kopshtin e shtëpisë së tij në Francavilla al Mare më 3 shtator 2019.

Gruaja, e cila punonte në një klub nate që frekuentonte Bushi, vdiq në spitalin Gemelli në Romë 45 ditë pas shtrimit, pas gjashtë operacioneve.

I akuzuari për vrasje me dashje u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assize e Chieti-t.

Bushi, i cili qëndroi me viktimën pasi e masakroi me thikë në atë kohë, ka përsëritur edhe sot pendimin e tij. Në gjyqin e shkallës së parë ai pretendoi se Aliona ishte e dashura e tij dhe se atë mëngjes, kishte konsumuar drogë dhe alkool, dhe donte vetëm ta kërcënonte, por jo ta vriste.