Masakër në Kosovë/Qëllohet me breshëri arme drejt një autobusi me nxënës, 3 viktima

283
Sigal

Këtë mbrëmje një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gllogjan të Kosovës. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri.

Mediat bëjnë me dije se deri tani raportohet për tre persona të vrarë dhe disa të plagosur. Viktimat janë shoferi i autobusit dhe 2 nxënës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për mediat vendase se ka të shtëna me armë ndaj një autobusi me nxënës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.

”Dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”.