Mark Gjonaj mbledh në New York mbi 1000 shqiptarë në festën e flamurit

466
New York-u ka mbledhur më shumë se 1000 shqiptarë në festën e flamurit. Mark Gjonaj, asambleisti i shtetit të New York-ut, i pari në historinë e emigracionit shqiptar, arriti të mblidhte bashkë shqiptarët e Amerikës me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Kongresmenë, senator, diplomatë, përfaqësues të komunitetit fetar, biznesmenë, gazetarë, artistë, shkrimtarë, etj, ishin pjesë e kremtimit mbrëmjen e 28 Nëntorit në “Pier 81” me tragetin “Duchess World Yacht”.

 Kjo festë, e cila modelohej nga gazetarja Kozeta Turishta, zgjati për rreth 5 orë, shoqëruar me fjalime, nën tingujt muzikor, këngë e valle. Një atmosferë magjike, të gjithë të veshur me motive kuq e zi. Por nuk mjaftoi me kaq, pasi prezantimi i dy himneve, shqiptar dhe atij amerikan, i dhanë më shumë emocion darke solemne.

Ndër personazhet që përshëndetën dhe uruan të gjithë shqiptaret ishte dhe kongresmeni i njohur amerikan, Eliot Engel, aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku, fotografi njohur shqiptar Fadil Berisha, e shumë personalitete e veprimtar të njohur e të suksesshëm të komunitetit shqiptar. Në fund u bë dhe dorëzimi i chek-ut 2 milionë dollar për ndërtimin e Qendrës Kulturore Shqiptare.
Sigal