Maqedonia jep rreth 4.400 vërtetime për azil ndaj shtetasve të huaj

498
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë vërtetime për gjithsej 4.396 shtetas të huaj, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas policisë 1.822 janë të gjinisë mashkullore, 808 të asaj femërore, 1388 janë fëmijë të cilët shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 378 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e theksuar për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës për azil.
MBP njoftoi se sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, numri më i madh iu përket shtetasve të Sirisë me 2.314, Irakut 1.179 dhe Afganistanit 900.
Në periudhën prej 19.06.2015 deri në 05.12.2015, janë dhënë vërtetime për gjithsej 309.155 shtetas të huaj. Më të shumtë në këtë numër janë shtetasit e Sirisë 181.378, më pas të Afganistanit 74.767, Irakut 31.569, Iranit 6.231, Pakistanit 5.416, Palestinës 2.158, Somalisë 1.276, Bangladeshit 1.253, Marokut 1.317, Kongos 514, Algjerisë 453, Libanit 434, Nigerisë 279, ndërsa të tjerët janë në numër më të pakët.
Sigal