Vazhdojnë luftimet, hidhen raketa drejt Izraelit nga një tjetër shtet kufitar

195
Sigal

Tensioni mes Izraelit dhe Palestinës sa vjen dhe rritet, ndërkohë që vijojnë sulmet me raketa nga militantët e Hamasit në drejtim të shtetit hebre, por edhe anasjelltas.

Pas Gazës, raportohet se raketa drejt Izraelit janë lëshuar dhe nga militantët në Liban.

Vazhdojnë luftimet, hidhen raketa drejt Izraelit nga një tjetër

Ministria e Mbrojtjes raporton se raketat e hedhura nga territori i Libanit kanë rënë në det në veri të Izraelit pa shkaktuar dëme. Nga ana tjetër, forcat libaneze të sigurisë thonë se të paktën tre raketa janë lëshuar nga Libani i Jugut drejt Izraelit

Në Liban aktualisht operojnë disa grupe militantësh mes të cilëve dhe Hezbollahu, i cili u përfshi në një luftë me Izraelin në vitin 2006.

Vazhdojnë luftimet, hidhen raketa drejt Izraelit nga një tjetër

Reagime ka patur edhe nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë thirrje që të ndalen sulmet me raketa nga militantët palestinezë në drejtim të Izraelit.

Ndërkohë bilanci i viktimave si pasojë e sulmeve është rritur. Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, 103 njerëz u vranë, duke përfshirë 27 fëmijë dhe 11 gra, ndërsa 580 persona kanë mbetur të plagosur, që nga e hëna.

Vazhdojnë luftimet, hidhen raketa drejt Izraelit nga një tjetër