Maqedoni/ Nis aksioni për kapjen e 26 personave të përfshirë në luftën e ISIS

456
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka nisur aksionin për kapjen e 26 personave të cilat dyshohet se janë përfshirë në luftën e ISIS. MPB dyshon këta persona merrnin pjesë në luftën e ISIS në Siri dhe Irak. Ajo në kuadër të këtij operacioni ka arrestuar 10 veta, të cilët dyshohen dhe ngarkohen me veprën për pjesëmarrje dhe rekrutim të të rinjve për rrjetin terrorist ISIS dhe aktivitete tjera. Në mesin e të arrestuarëve është edhe Rexhep Memishi, imam në xhaminë Tutunsuz në Shkup, e cila funksiononte jashtë sistemit të Bashkësisë Islame në Maqedoni.
Sigal