Obama: Marrëveshja për programin bërthamor iranian tregon efikasitetin e diplomacisë

473
Në një fjalim që u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni iranian, presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti nënshkrimin e një marrëveshjeje për programin bërthamor mes Iranit dhe vendeve të grupit 5+1 duke konfirmuar se kjo tregon efikasitetin e diplomacisë.
Obama, i cili nënvizoi se kjo marrëveshje do të bazohet në verifikime dhe jo në besim, premtoi se do të vendoste veton nëse Kongresi kundërshtonte këtë marrëveshje.
“Marrëveshja për programin bërthamor iranian tregon se diplomacia amerikane mund të sjellë ndryshime reale dhe domethënëse”, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama.
“Në sajë të kësaj marrëveshjeje, komuniteti ndërkombëtar do të jetë në gjendje të sigurohet se Republika Islamike e Iranit nuk do të zhvillojë një armë bërthamore”, shtoi ai.
”Të gjitha rrugët drejt një arme bërthamore janë mbyllur”, theksoi Obama duke nënvizuar me forcë se nëse Irani nuk respektonte angazhimet e tij të gjitha sanksionet do të rivendosen.
“Kjo marrëveshje nuk është e bazuar në besim. Ajo është e bazuar në verifikime. Inspektorët do të kenë një akses 24 orësh në 24 qendrat bërthamore iraniane kryesore”, shtoi Obama në një deklarate zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti, Joe Biden.
“Ajo tregon se diplomacia amerikane mund të prodhojë ndryshime reale dhe domethënëse”, deklaroi Barack Obama.
”Marrëveshja për programin bërthamor iranian arritur sot do të mundësojë hapjen e një ere të re në marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së”, shtoi ai
Sigal