“Mafia shqiptare bashkëpunon ngushtë me Ndragheta-n”, kryeprokurori italian: Janë të rrezikshëm, i dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet më të mira (Qëllimi)

225
Sigal

“Këtu ka një emergjencë kombëtare sepse është një krim i organizuar i ngjashëm me Ndrangheta-n, që është një gjë shumë e rrezikshme, sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka “inteligjencën” e biznesit. Diçka ka filluar të ndryshojë me mafian. Që nga masakra e San Marco në Lamis në vitin 2017 çdo gjë ka filluar të ndryshojë dhe ne i detyrohemi shume vejushave të viktimave të masakrës”- kështu deklaroi në një intervistë për Italia Uno Roberto Rossi, kryeprokurori i Barit.

“Ne kemi disa prova. Për drogën ata punojnë me shqiptarët dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për kokainë. Marrëdhënia e fortë është me shqiptarët”- vijoi më tej Rossi. Ai tha se mafia shqiptare dhe italiane mund të kthehet në një alarm të madh për Italinë.

“Duke qenë një mafia që ka investuar shumë, ajo ka ndërtuar marrëdhënie të forta ekonomike si në Italinë e Veriut, Ballkanin dhe Kolumbinë. Për këtë kemi ndërtuar një urë bashkëpunimi me prokurorin e antimafias shqiptare”, thekson më tej prokurori i Barit.

Ai shton se drejtuesit e mafias shqiptare dhe asaj italiane po i dërgojnë fëmijët e tyre në universitetet më të shtrenjta. Megjithëse kjo mund të duket si një sinjal për t’u ndarë nga ajo çfarë bëjnë prindërit e tyre sipas Rossit kjo është e vështirë të ndodhë, sepse ata janë rritur në kontekste sociale ku qarkullon pasuri e madhe.

“Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, përkundrazi, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta. Krimi në Foggia është bërë më i fortë në veri. Ai i Barit është më i kufizuar, ndoshta sepse është kundërshtuar më shumë ndër vite me energji më të madhe nga shteti, ndaj ndodhet në vështirësi. Unë do të thosha se kundërshtarët e vërtetë të krimit të organizuar në Foggia janë gratë. Ato ishin ndër të parat që reaguan. Roli i të vejave të viktimave luajnë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjen sociale të zonës së Foggia-s, kështu që kamë parë se si gratë janë protagoniste të reagimit. Sigurisht, ato janë ende të pakta, por ky fakt është domethënës”- përfundoi kryeprokurori italian.