Macron zgjedh qeverinë e re të Francës

418
Pasi emëroi Kryeministër Edouard Philippe, një figurë të qëndrës së djathtë, presidenti francez Emmanuel Macron do të ketë gjatë presidencës së tij një kabinet qeveritar gjithëpërfshirës.
Emri më i përfolur është ai i Ministrit të Jashtëm. Në krye të diplomacisë franceze u zgjodh Jean-Yves Le Drian, ish-Ministër i Mbrotjes në presidencën socialiste të François Hollande.
Nga Partia Socialiste do të jetë edhe Ministri i Brendshëm, ish-Kryebashkiaku i Lionit, Gérard Collomb. E djathta në qeverinë e re do të ketë përfaqësues Bruno Le Maire, Ministri i ri i Ekonomisë.
Ai njihet si një nga politikanët më aktivë në radhët e Republikanëve, ish-Ministër i Agrikulturës në presidencën e Nicolas Sarkozy.
Vetëm pak ditë pasi firmosi marrëvëshjen e bashkpunimint me presidentin Macron, François Bayrou, një politikan i qendrës, u emërua Ministër i Drejtësisë.
Në krye të Mbrojtjes u zgjodh një grua, Sylvie Goulard. Një tjetër e dhënë për t’u veçuar është barazia gjinore.
11 gra dhe 11 burra do të zënë postet ministrore në kabinetin e ri qeveritar, që pritet të mblidhet të enjten për herë të parë.
Sigal