Londër: Stërvitje kundër terroristëve

524
Të armatosur rëndë, rreth 200 oficerë policie në Londër kanë kryer një stërvitje trajnuese, duke simuluar një sulm terrorist në një qendër tregtare në londër. Qëllimi i kësaj stërvitje është që të mbajë në gjendje gatishmërie policinë britanike për çdo skenar të mundshëm. “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është se që nga Mumbai i vitit 2008, ne kemi shqyrtuar taktikat tona për të gjetur mënyrat më të mira të qasjes dhe trajtimit të një incidenti terrorist. Për pasojë taktikat tona kanë ndryshuar dhe ajo më e rëndësishmja është që ne kemi vendosur të përballemi me kërcënimin me qëllim shpëtimin e jetëve, thotë ndihmës komisionerja Patricia Gallan.

Ajo shton se sulmet e Parisit me 130 viktima ndërgjegjësuan botën se sa i rrezikshëm është Shteti Islamik, edhe pse këmbana ra që në 2008, kur në Mumbai të Indisë u vranë 166 persona. India fajësoi grupet militante pakistaneze për sulmet dhe të shtënat barbare me armë në zonat më të frekuentuara dhe monumentet e qytetit. Megjithatë kjo stërvitje e demonstruar edhe në qendër të Londrës, ka për qëllim të qetësojë britanikët se shteti është i aftë t’i mbrojë ata, pas kërcenimeve të ektremistëve se pas Parisit, është radha e Londrës. Frika dhe paniku ka bërë që shoqëria britanike të jetë e ndarë në përfshirjen e Britanisë në luftën kundër Shtetit Islamik, ku një pjesë mbështesin e idenë, por një pjesë tjetër janë kundër, pasi shumë nga vendet që luftojnë xhihadistët, janë kther në target për ta.
Sigal