Smogu pushton qytetin e Pekinit, banorët izolohen në shtëpi

472
Smogu vazhdon të pushtojë Pekinin ndërsa në Paris vijon konferenca për ndryshimet klimaterike. Pekini vazhdon të jetë në nivelin portokalli, sa i përket nivelit të ndotjes, niveli i dytë më i lartë në botë, duke detyruar hekurudhat të mbyllen. Sektori i ndërtimit është paralizuar përkohësisht ndërsa banorët janë lajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet në rrugë. Indeksi që mat ajrin ka kaluar nivelin e 600 pikëve, në pjesën më të madhe të qytetit, sipas monitorimeve të vazhdueshme nga Stacioni i Monitorimit të Zhvillimeve.

Nëse ky nivel, kalon 300 pikët, menjëherë banorëve iu kërkohet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi. “Sigurisht që ka një impakt shqetësues, unë jam i frikësuar sepse ka njerëz që dalin që në orën 4-5 të mëngjesit nga shtëpia për të shkuar në punë dhe mbeten 3-4 orë në rradhë në trafik pasi niveli i shikueshmërisë është shumë i ulët në rrugë. Kanë ndodhur qindra aksidente këto ditë. Prej ditësh, banorët vendosin nga këto maska” tha 36 vjeçari Qin Zhen, menaxher i një kompanie.

Ndotja në nivele kaq të larta është shkaktuar edhe nga një mot i pafavorshëm, tha Ministria për Mbrotjen e Mjedisit. Emisionet në Veri të Kinës, të bashkuara me dimrin e ftohtë dhe sistemin urban në vend kanë shkaktuar sipas autoriteteteve këtë nivel smogu. “Shpresoj që të gjitha vendet bshkë të veprojnë për të zgjidhur problemin e emisioneve, për ti dhënë zgjidhje këtij problemi. Në fund të fundit, në këtë planet jetojmë të gjithë së bashku, atmosfera na përket të gjithëve ne. duhet të ecim të gjithë bashkë për të gjetur një zgjidhje për të patur një jetë më të mirë” tha uang Yanuei, një shofer taksie.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkuar thirrjet në samitin e Parisit. Pekini ka bërë thirrje për të ulur nivelin e konsumit të qymyrit dhe ka ulur ndjeshëm kapacitetin prodhimit të tij. Zyrtarët vendas shpresojnë që vendi i tyre të arrijnë standartet e duhura të cilësisë së ajrit brenda vitit 2030.
Sigal