Libi, rrëmbehen dy nëpunës të Ambasadës serbe

454
Dy nëpunës të Ambasadës së Serbisë në qytetin Sabrata në Libi, janë rrëmbyer sot pasdite, ka njoftuar Ministria e jashtme e Serbisë. Sipas njoftimit, janë rrëmbyer teknikja e lidhjeve, Sllagjana Stankoviç, dhe vozitësi, Jovica Stepiç. Ministria i ka informuar shërbimet e sigurisë dhe theksohet se “po bëhet çdo gjë e mundshme, që në situatën e komplikuar në terren, të sigurohen sa më shumë informacione dhe kthim i sigurt i shtetasve” të Serbisë. Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, për këtë çështje ka biseduar me ministrin e jashtëm të Libisë, Mohamed Abdulaziz.
Sigal