Liberalizimi i vizave, Kurti nga Berlini: Kosova i ka kryer detyrat, t’i kryejë edhe BE-ja

114
Sigal

Kryeministri Albin Kurti e ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai, në një konferencë për media pas takimit të tij që pati me kryekanceralin gjerman Olaf Scholz, ka theksuar se kosovarëve duhet t’u liberalizohen vizat.

“Kërkova që Gjermania ta shtyjë para liberalizimin e vizave, në korrik edhe dy muaj, bëhen katër vjet  prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar për herë të dytë dhe e ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim”.

“Mendoj se është koha të thuhet mjaft është mjaft, Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë është radha që Bashkimi Evropian të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Kurti.