Le Drian: Aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”, do të nisë avionët bombardues, kundër ISIS

449
Aeroplanmbajtësja franceze, Charles de Gaulle e vendosur në Mesdheun lindor, do të nisë nesër avionët e saj bombardues kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian.

“Ky sulm do të nisë nesër, e gatshme për të ndërhyrë duke filluar që nesër”, deklaroi Le Drian për radion Europe 1, nëntë ditë pas sulmeve terroriste në Paris, të pretenduara nga ISIS-i që shkaktoi 130 të vdekur dhe rreth 350 të plagosur.
Sigal