Kultivuesit e tulipanëve shpërndanë buqeta falas në Amsterdam

92
Sigal

Në një kohë kur dyqanet në Amsterdam dhe në të gjithë Holandën po rihapen me kujdes pas një bllokimi për shkak të koronavirusit, gjendja shpirtërore në Amsterdam është përmirësuar më tej sot kur kultivuesit e tulipanëve po shpërndajnë buqeta falas të kësaj lule në Ditën Kombëtare të Tulipanëve.

Dita Kombëtare e Tulipanëve zakonisht festohet në një kopsht të improvizuar lulesh përpara Pallatit Mbretëror në sheshin qendror Dam të Amsterdamit.

Por për shkak të masave të lidhura me pandeminë që ende kufizuan tubimet e mëdha publike, organizatorët iu drejtuan kanaleve të Amsterdamit këtë vit për të ndarë lulet e tyre.

Ky event organizohet çdo vit të shtunën e tretë të janarit për të shënuar fillimin e sezonit të tulipanëve.

Tulipanët janë një produkt kryesor eksportues i fermerëve holandezë.

“Kjo është një kohë e errët dhe e pasigurt për shumë njerëz me pandeminë aktuale. Kështu që ne do t’u japim atyre pak gëzim.

Shpresojmë të krijojmë shumë fytyra të lumtura duke ndarë buqeta me tulipanë”, tha ai; është Arjan Smith, president i shoqatës që mbledh qindra kultivues holandezë të tulipanëve, “Tulip Promotion Netherlands”.