Kufoma pa kokë gjendet në akuarium

613
Sigal

Një kufomë pa kokë është gjetur brenda një akuariumi peshku në shtëpinë e një burri të zhdukur prej disa javësh.

Pronari i shtëpisë në San Francisko, Brian Egg, 65 vjeç, ishte raportuar i humbur nga familja dhe fqinjët e tij në fund të muajit të kaluar.

Fqinjët më vonë raportuan veprimtari të dyshimtë në shtëpi dhe policia kontrolloi aty me qen, duke e bërë kështu zbulimin e tmerrshëm.

Trupi ende nuk është identifikuar, shtuan hetuesit.

Komandanti i Policisë Greg McEachern u tha gazetarëve të martën se ishte duke u kryer një autopsi dhe se rasti i personit të zhdukur mbetet i hapur.

Kur 65-vjeçari u zhduk policia kontrolloi 3 herë shtëpinë e tij në distriktin e South of Market, por nuk panë asgjë të dyshimtë.

Por më 14 gusht fqinjët raportuan se kishin parë një kamion privat të pastrimit të skenës së krimit jashtë ndërtesës së bashku me një person të dyshimtë.

Policia arrestoi individin dhe hyri në ndërtesë. Nuk kishte asnjë shenjë të Egg, por hetuesit gjetën dëshmi duke përfshirë produktet e pastrimit dhe aromat e dyshimta në shtëpi.

Të nesërmen, një kërkim më i detajuar u krye dhe mbetjet e njeriut u gjetën brenda një akuariumi peshku në atë që McEachern e përshkroi si “një zonë e fshehur banimi”.

Dy të dyshuar u akuzuan fillimisht për vrasje, mashtrim, vjedhje dhe abuzim, por akuzat u hodhën poshtë nga prokurorët. Një nga ata të arrestuar mbetet në paraburgim për prishje të provave, thanë zyrtarët.