Kubë, Papa Françesku takon Fidel Kastron

547
Papa Françesku ka takuar ish-presidentin e Kubës, Fidel Kastro, pas një meshe të mbajtur në Havana, në prani të dhjetëra mijëra njerëzve. Ati i Shenjtë dhe ish-lideri i vendit amerikano-latin kanë folur mbi çështjet botërore dhe fenë, në një takim që Vatikani e ka përshkruar si “jozyrtar dhe miqësor“. Para këtij takimi, Papa u bëri thirrje kubanezëve që t’i shërbejnë njëri-tjetrit dhe jo ideologjive. Kjo është vizita e parë e Papës në vendin komunist. Mes një turme prej mijëra njerëzish, Papa Françesku bëri parakalimin e tij në Havana, ku u prit mes brohoritjesh dhe përshëndetjesh të shumta.
Sigal