Kryetari i bashkisë së New York-ut bën simbolin e shqiponjës, edhe flamuri i Shqipërisë në marshimin e emigrantëve

91
Sigal

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams, ishte pjesë e një marshi me emigrantë nga shumica e vendeve të botës që u mbajt në qytetin amerikan, ku në mesin e tyre pati edhe shqiptarë.

Ajo që ra më së shumti në sy ishte ku Adams bëri gjatë këtij marshi simbolin e shqiponjës me dy koka.

“Emigrantët e ndërtuan qytetin tonë dhe e bëjnë atë të funksionojë çdo ditë. Të gjithë ne kemi ardhur këtu nga diku tjetër. Të gjithë ne kontribuojmë në Ëndrrën Amerikane. Jam krenar që marshoj me vëllezërit dhe motrat e mia emigrante sot”, ka shkruar ai përmes një postimi në Twitter.

Në këto imazhe, marshuan edhe shqiptarët dhe nuk mungoi edhe flamuri i Shqipërisë, të cilin po e mbanin dy fëmijë.

Një tjetër burrë kishte marshuar me një bluzë me sloganin “Liria ka emër”.