Kryeministër shqiptar për 100 ditë në Maqedoninë e Veriut, BDI propozon Talat Xhaferrin

27
Sigal

Kryesia e partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, “Bashkimit Demokratik për Integrim” ka vendosur në mbledhjen e sotme që për kryeministër teknik të propozojë emrin e kryeparlamentarit aktual Talat Xhaferi.

“BDI propozin Talat Xhaferin si kryeministër i Qeverisë e cila do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të mundshme, sipas Osmanit organet e partisë kanë autorizuar Ahmetin që të vazhdojë negociatat dhe t’i propozojë partisë përcaktimin me të cilin do të shkohet në zgjedhje.

“Ne i analizuam të gjitha opsione dhe variantet e mundshme për pjesëmarrje, si parti e vetme dhe si pjesë e frontit Evropian dhe u autorizua kryetari Ali Ahmeti t’i vazhdon bisedimet dhe t’i propozon partisë një vendim i cili do të aprovohet në organet e partisë”, shtoi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Në kuadër të kryesisë qendrore të BDI-së është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme partiake që duhet të pasojnë. Pikë diskutimi në këtë kuadër kanë qenë edhe zgjedhjet presidenciale

Kujtojmë se BDI në zgjedhjet e fundit parlamentare kryeministrin shqiptar e kishte premtim kryesor dhe në marrëveshjen për formimin e qeverisë me LSDM-në e Zoran Zaevit në vititn 2020 u dakordësuan që në 100 ditët e fundit kryeministri të jetë nga radhët e BDI-së.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj bashkë me zgjedhjet presidenciale dhe janë zgjedhjet e para të rregullta pas 17 viteve.