Kryebashkiaku i Bergamos: Viktimat nga koronavirusi, më shumë se shifrat zyrtare

303
Sigal

Mungesa e shtretërve në spitale, mungesa e personelit mjekësorë është denoncuar disa herë nga vetë kryetari i Bashkisë së Bergamo Giorgio Gori i cili sot ka dhënë një konferencë për shtyp virtuale me një grup gazetarësh të huaj në Itali mes të cilëve dhe gazetarja e RTV Ora News Alba Kepi.

Ç’po ndodh në Bergamo?

Giorgio Gori: Territori i Bergamos prezantohet sot në dy fronte, Fronti i parë janë rrugët e qytetit shkretëtirë me banorë mjaft të përgjegjshëm që respektojnë të gjitha masat e kufizimit e marra nga qeveria.

E fronti sanitar i cili mbetet mjaft kritik. Megjithëse Bergamo për 2 vite me radhë ka qenë në vendin e parë në Itali, për shërbimin shëndetësor i klasifikuar në studimin e bërë nga e përditshmja ekonomike “Il sole 24 orë”

Po përballemi me vështirësi të madhe me numrin e lartë të viktimave, kemi kërkuar ndihmë shërbimeve funerale të rajoneve e qyteteve të tjera.

Pse Bergamo nuk u shpall zonë e kuqe që në fillim?

Giorgio Gori: “Shumë herë kërkova që Bergamo të ishte zonë e kuqe pasi në spitalin e Alzanos ndodhi e njëjta gjë që ndodhi në Codogno, e për fat të keq qeveria hezitoi e u vonua në marrjen e vendimit ndaj kërkesës time, pasi ndoshta është një zonë mjaft industriale, me një numër të lartë sipërmarrjesh, shumë e urbanizuar e ishte e vështirë të mbyllej. E bëri në Lodi ku zona ka karakter bujqësor.

Keni deklaruar se numri i viktimave në Bergamo është më i lartë se ai i të dhënave zyrtare?

Giorgio Gori: Duke analizuar numrin në rritje të personave të vdekur në zyrat anagrafe në komunat e Bergamos kam verifikuar se ka shumë persona që kanë ndërruar jetë nga polmonet pa u shtruar në spital e pa mundur te testoheshin nëse ishin pozitiv o jo me koronavirus. E ky testimi im, tha ai, jo shkencor, më lejon të them se numri i personave viktimë me koronavirus në Bergamo është shumë më i lartë se të dhënat zyrtare. Në spitale testi i pozitivitetit i bëhet vetëm personave që kanë simptoma të forta.

Pse në Lombardi ka kaq shumë viktima se në rajonet e tjera?

Sepse në këtë rajon ka pasur dy vatra të përhapjes së pandemisë në Alzano e në Val Seriana. E në të dy vatrat panorama ishte e ngjashme.

Spitalet në këto komuna identifikojnë raste të shumta polmoniti që në muajin janar, duke i klasifikuar si sëmundje të sezonit e nuk kuptuan se ishin raste koronavirusi. E duke dëgjuar ekspertët virusi është në Europë që në fund të 2019 e i dha kohë të përhapej.

Pse Bergamo ndodhet sot në këtë situatë?

Giorgio Gori: Bergamo ndodhet në këtë situatë të shëmtuar nuk përballuam kurimin e pacientëve në kushte shtëpie, për të evituar shërbimin në spitale apo për të evituar që të mbërrinin në spitale në gjendje mjaft të rëndë.

Gjithashtu në provincën e Bergamos janë 140 mjekët familje që janë sëmurë me koronavirus pasi nuk ishin të mbrojtur, qenë të pa armatosur me mjete mbrojtëse, maska, doreza, tuta, gjatë vizitës së pacientëve të parë me koronavirus. E ky qe një dëm i madh që na u bë, pasi sistemi ynë shëndetësor ka 600 mjekë familje e 140 mjekë të infektuar e dobësuan shumë.

Kemi nevojë në spitale për anestezistë, specialistë të sëmundjeve infektive, penumolog, mjekë reanimacioni e po na vijnë mjekë nga jashtë si mjekët brazilianë që kanë ardhur. Do mbërrijnë 31 mjekë rusë e mjekë e specialistë nga vende të tjera.

Për viktimat riti i krematoriumit bëhet me kosnensusin familjes? A është i lejueshëm varrimi normal për viktimat?

Giorgio Gori: Riti i krematoriumit është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm. Respektohet dëshira e familjarëve nëse duan një varrim me rit normal është i lejueshëm. Por familjarët nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit, pasi nuk lejohen grumbullimet.

Nuk ka informacion nëse në provincën e Bergamos ka emigrantë pozitivë me koronavirus apo viktima. C’ndodh në rastet ku familjarët e tyre duan të sjellin trupat në vendet e origjinës? A u lejohet tranferimenti?

Giorgio Gori: Nuk lejohet absolutisht transportimi i trupave të të dashurve të tyre në vendet e origjinës. Do të mundohemi t’u bëjmë një nderim kolektiv sot o nesër së bashku me Peshkopin e Bergamos për të gjitha viktimat.

Nuk kam shifra të sakta por kam informacion se ka dhe emigrantë pozitivë e viktima nga koronavirus. Por ndoshta ka një hipotezë se personat me ngjyrë janë më pak të prekur nga virusi. Disa mjekë italianë po bëjnë studime epidemike mbi këtë fakti e duhet thënë se dhe në qendrat e emigrantëve në të gjithë territorin e vendit e në Bergamo ku kemi disa, treguesi i emigrantëve të infektuar nga virusi është minimal.

Një mjekë në Breschia, doktor Castelli po kryen një studim mbi këtë fakt.

Sa mund të zgjasë epidemia?

Giorgio Gori: Dua të jem i kujdesshëm, numrat e dy ditëve të fundit janë më të ulëta, por nuk dua të zhgënjehem e këto dy ditë ndoshta janë treguesi se masat e izolimit po funksionojnë por duhet të presim në orët e ardhshme.

Ende nuk di sa mund të zgjasë pandemia. Ndoshta është e nevojshme të kryhen dhe testime për të pasur qartësi në negativitetin edhe të personave që këtë virus e kanë kaluar në gjendje të lehtë e kushte shtëpie. E asnjëherë nuk është verifikuar nëse janë tani imun e mund të kthehen në jetën normale e të punojnë. Pra duhet qartësuar momenti kur pacientët janë negativë e të shëruar plotësisht nga virusi. Por duhet të vazhdojmë të kemi në vëmendje grup moshat më të prekura nga virusi pra ato të moshës së tretë, që duhen të mbrohen.

A duhen bërë tamponet në të gjithë popullsinë?

Giorgio Gori: Mendoj se në provincën e Bergamos tani jemi me vonesë për të bërë një gjë të tillë. Duhej bërë në fillim të shpërthimit të epidemisë. Tani kemi nevojë për të testuar gjerësisht personat që kanë pasur sëmundjen e tani janë negativ e kjo është më e vlefshme për territorin që unë drejtoj.

8 pacientë italianë nga Bergamo janë transportuar për kurim në Gjermani. A do ketë të tjerë pas tyre?

Giorgio Gori: Mendoj se po e deri më sot janë 429 pacientë nga Bergamo që po kurohen në rajone të tjera italiane e 8 në Gjermani. Do të ketë dhe të tjerë besoj që do të dërgohen për kurim jashtë territorit tonë.

Në Bergamo, informoi kryetari i bashkisë, po ngrihet një spital me çadra për pacientët me Covid, që brenda disa ditëve do të jetë gati, e do jetë një ndihmë e madhe për strukturat spitalore. Por kemi nevojë tha ai .për respiratorë e makina të frymëmarrjes artificiale, kemi nevojë për mjekë e specialistë.

Kemi nevojë për mjete mbrojtëse e duhet të forcojmë mjekësinë në territor, në mënyrë që qytetarët të kurohen pa mbërritur në gjendje të rëndë në spitale./ Oranews