Kriza, shtrembërime të tmerrshme të lindorëve dhe injorancë e pafalshme e perëndimoreve të pasur

662
Sigal

Deputeti gjerman Frank Schäfler, kryqëzatë kundër ndihmave dhe borxheve shteteve jugorë ku përfshihet dhe Shqipëria

Liberali Frank Schäfler, 43 vjeç, në botën politike gjermane është tanimë një personalitet i spikatur, falë politikës rebele që ka bërë e bën si deputet në parlamentin gjerman. Dhe jo vetëm kundër qeverisjes Merkel, por dhe brenda partisë së tij FDP, ai nuk përshtatet a të ulë kokën, si ndodh për shembull me deputetet “pula” (si i quan një blogist me nickname Nastradini, në komentet online të shtypit shqiptar, deputetët e mazhorancës në Tiranë) Schäffler natyrisht është vërtet liberal gjerman, ose më saktë, si e pranon edhe vet në intervistat e shumta, liberal europian që sheh përtej partisë së tij dhe përtej Gjermanisë ku ka lindur. Dhe rebelizmi i tij nuk sheh vetëm mundësinë që Gjermania të mbaj ritmin e duhur në zhvillimin dhe modernizimin e ekonomisë së saj, por dhe të mënyrave se si mund të shpëtohet euro. Natyrisht që bën pjesë në kualicionin mazhoritar aktual gjerman me kancelaren  Merkel në krye, e cila edhe për kundërshtitë e thërret shpesh për konsultë politiko-ekonomike drekë pune apo çaj mëngjesor! Kjo nuk e ka penguar asnjëherë deputetin rebel të votojë edhe kundër qeverisë disa herë, ku më tronditësja për Merkel dhe koalicionin mazhoritar ishte vota kundër e tij dhe e 12 deputetëve të tjerë të mazhorancës, në shtator të vitit të kaluar, kur u kërkua të votohej ligji që bënte të mundur rritjen e garancive gjermane për fondin e parë të Shpëtim-shtetesh (Efsf) nga 123 në 211 miliardë euro. Po kështu më 29 qershor të këtij viti ka votuar përsëri kundër aprovimit nga Bundestag të fondit për stabilizimin europian ESM, që është ngrirë gjersa të shprehet mbi bazë të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Karlsruhe. Është njëri ndër skifterët që përherë pritet me vëmendje nga të vetët dhe kundërshtarët e sidomos nga opinioni qytetar dhe shtypi që ushqehet shumë prej rebelizmit të tij plot argumente. Nuk është i mbyllur, as snob e denigrues pa arsye, pëlqen debatin dhe e sposton atë gjithmonë në drejtimin e duhur,aty ku gjendet edhe gjermani më i thjeshtë. Nuk është marksist, por Marksi është filozofi më i madh i të gjitha kohëve dhe “çdo europian do mburret nesër me të…pasi t’i rikuperohen shtrembërimet e tmerrshme në lindje dhe injoranca e pafalshme e perëndimoreve të pasur. I tillë është, ndaj dhe shtypi e mbërthen me intervista, njërën prej të cilave shkruar nga miku ynë gazetar në “Il Secolo XIX” (8 gusht 2012, fq.5) Claudio Guidi, po e përkthejmë të plotë edhe për lexuesit e Telegraf në Shqipëri.

Pyetje: Sipas jush euro mundet ende të shpëtohet dhe me çfarë çmimi?

Shpëtimi është i mundur nëse respektohet klauzola e traktateve mbi ndalimin e borxheve dhe ndihmave asistencialë midis Shteteve, nëse shtohen klauzola që të delet vullnetarisht nga Euro ose dhe me forcë nga shtetet që nuk respektojnë rregullat, apo nuk kanë zhvillim dhe tregues politiko-ekonomikë; nivel jetese  të përparuar dhe demokraci të konsoliduar perëndimore.

Pyetje: Atëherë Greqia duhet të shkojë…

Unë nuk i kërkoj Greqisë të largohet, por them që nuk duhet ndihmuar nga vendet e tjera,sepse kjo është edhe kundër rregullave.I takon Athinës të vendos nëse do të qëndrojë a largohet,por mendimi im është se në mos tani,më vonë ajo do të dal,sepse janë shumë të rënda proceset e adoptimit në Euro që ajo duhet të bëjë.

Pyetje: Eurozona do ta pëlqente këtë dalje?

Sigurisht,sepse çdo alternativë tjetër do të jetë shumë e kushtueshme.

Pyetje: Në vështirësi janë edhe Spanja e Italia. Si mundet të ndihmohen?

Duke insistuar që edhe ato të zbatojnë rregullat. Italia duhet të aktualizojë reformat, kursyer, vazhduar shkurtimet në aparatin burokratik shtetëror dhe çuar përpara reformën e punës, industrializimit, me plan respektiv 2-3-5 vjeçar. Bëhet fjalë për detyra që i presin italianët,askush tjetër. Nuk më takon mua të jap këshilla,por është e qartë se Italia nuk mundet të shkarkojë përgjegjësitë e saja mbi kontribuesit gjermanë apo të BE, gjëra që po kërkon t’i bëjë.

Pyetje: Qeveria Monti i ka kryer detyrat e shtëpisë?

Ato që ka bërë ende nuk mjaftojnë. Në çdo rast ka vepruar tepër vonë,natyrisht edhe për faj të qeverisë së meparshme. Mbetet fakti që Italia është në recesion,kapitalet janë në arratisje,jasht vendit dhe në Itali nuk investojnë as italianët,mendo të investojnë të huajt. Italia është në nisje të një situate të vështirë,sepse nuk arrin të fitojë besimin edhe prej të huajve.

Pyetje: Si mund të fitohet ky besim?

“Duke bërë një politikë të fortë të bilancit dhe reforma ekonomike.Në Itali janë kapitale shumë të mëdha,por nëse vet italianët nuk investojnë në shtëpinë e tyre dhe i cojnë paratë jashtë vendit,ky është një sinjal alarmi dhe burim i një problemi”.

Pyetje: BQE ka vëmendjen të blejë Bond italiane. Bën mirë?

Është një rrugë e gabuar, megjithëse nuk është detyrë e BQE të financojë aparatin shtetëror italian ose të vendeve të tjera. Behet fjalë për një papërgjegjshmëri kolektive në Europë, të cilën po e asistojmë”.

Pyetje: Çfarë prisni nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 12 shtator?

Nuk më takon mua,si deputet,të jap këshilla,por shpresoj që mbi çështjen Shpëtim-shtetesh, ESM, të thirret në referendum populli gjerman.

Pyetje: Gjermanet i konsiderojnë si pagatorët zyrtarë të Europës, evropianët mendojnë që do të jetë Gjermania që do të realizojë përfitime nga Euro. Si janë gjërat?

Në dhjetëvjeçarin e parë të Euro, Gjermania ka pasur një rritje 1.2 për qind; dhjetë vjet para Euros ka pasur dyfish rritje, kurse në dhjetë vjetet e Euros eksportet tona kanë rënë në përgjysmim. Ne nuk fshehim shifra. Pra,nuk jemi ne gjermanët që kemi fituar”.

Pyetje:Si e shihni rolin e Mario Draghit në krye të BQE?

E konsideroj një president të keq,sepse ka rrëzuar shpirtin e stabilizimit monetar akoma më keq se paraardhësi i tij.Ka shkaktuar erozionin e Euros!

Pyetje: Çfarë efekti ju sjellin ndjenjat antigjermane që përhapen edhe në Itali?

Janë rezultat i politikës aktuale europiane, në të cilën jemi parë si komisarët e shkurtimeve, që duam të detyrojmë të tjerë vende të jenë të lumtur sipas mënyrës sonë. Është një rrugë e gabuar; çdo vend duhet të vendos kush është e mirë dhe kush e keqe dhe më pas duhet të mbajë përgjegjësitë dhe ndëshkimet për zgjidhjet e gabuara. Aktualisht po kërkohet të krijohet europiani standard, por italianët bëjnë mirë të jenë italianë, gjermanët te ndryshëm nga spanjollët. Forca e Europës është diversiteti, që shkatërrohet me këtë sheshim diferencash, domethënë prishje të ndërgjegjeje kombëtare. Është një gjë që nuk e pëlqej të bëhet.

Pyetje: Edhe Monti nuk do që “italianët të kenë një mentalitet gjerman”.

Mbi këtë ka të drejtë, edhe sepse ne nuk jemi më të mirë se të tjerët dhe kemi problemet tona. Nevojitet ndërkohë të shikohet edhe ai që ke afër shtëpisë dhe që kalon më mirë jetën.

Pyetje: Çfarë mendoni mbi fjalët e Montit thënë tek gazeta gjermane Spiegel mbi parlamentin që duhet edukuar?

Bëhet fjalë për një mentalitet teknokrat dhe aktualisht teknokratët, inxhinieret, mjekët, mësuesit, agronomët, janë në timonët drejtues të vendeve të ndryshme, brenda dhe jashtë BE, bile edhe në Portugali. Për një qeveri dhe kryeministër, parlamenti është gjithmonë i mërzitshëm, por është parlamenti që paraqet popullin sovran, sepse është zgjedhur me votë të lirë dhe jo e kundërta.

Pyetje: Në prill 2013,në Itali votohet. Mendoni çfarë do të vijë pas Montit?

Italianët janë një popull inteligjent dhe punëtor dhe çdonjëri e di që disa reforma gjithsesi do të kryhen. Italia duhet të përshpejtojë hapat, kushdo që të thirret të drejtojë vendin, sepse vendi është mbrapa po të krahasohet me premtimet që ka bërë në Komisionin Europian. Presioni do të rritet edhe më tej.

Përktheu dhe përgatiti për “Telegraf” nga Italia