Kriza në Ukrainë, Shulz: Mund të zgjidhet në marrëveshje me Rusinë

485
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka thënë se BE-ja do t’i mbajë sanksionet kundër Rusisë, derisa të zbatohet plotësisht marrëveshja e Minskut për armëpushim në lindje të Ukrainës.
Perëndimi akuzon Rusinë për mbështetje të rebelëve me armë dhe ushtarë.
Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë kanë marrë mbi 6,400 jetë njerëzish, prejse ka nisur konflikti në prill të vitit 2014.
Schulz i është drejtuar sot Parlamentit të Ukrainës në Kiev.
“Ka vetëm një zgjidhje praktike që është zgjidhje politike dhe respekton plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Zgjidhja politike mund të jetë zgjidhje vetëm kur të gjendet së bashku me Federatën Ruse”, ka thënë Schulz.
Sigal