Kriza në Maqedoni/ Zaev: Vetëm formimi i qeverisë së re na shpëton

449
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, u takua të mërkurën me ambasadorët e Gjermanisë, Kristine Althauzer, atë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Çarls Garet, të Mbretërisë së Skocisë, Mats Stafanson dhe me ambasadorin e Holandës kauter Plomp.

Gjatë takimit është konstatuar se Republika e Maqedonisë duhet t’i vazhdoj proceset demokratike me çka do të sigurohet një e ardhme e sigurt për qytetarët e saj.

“Shumica parlamentare prej 67 deputetë është e gatshme që ta realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime, të shprehur më 11 dhjetor. Hapat që do të pasojnë për një kohë të shkurtë janë zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit dhe Qeveria e re reformuese, krejt kjo në bazë të Rregullores së Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së”, tha Zaev.
Sigal